Loading…

U ndërpre emisioni pas debatit të ashpër, çka i thanë njëri-tjetrit Nushi dhe Ramabaja

  • 03/10/2022 | 22:59

U ndërpre emisioni pas debatit të ashpër, çka i thanë njëri-tjetrit Nushi dhe Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja e ka lëshuar emisionin e drejtpërdrejtë pas një përplasjeje me zyrtarin e PSD-së, Nol Nushi në Pressing.


Ata u përplasën mbi temën e sontme, që trajtoi mos-ekzekutimin e pagave të shtatorit nga qeveria për mësimdhënësit .

Nushi ka thënë se nëse qeveria nuk proceson pagat, “bëhet situata katastrofale”, duke aluduar në protesta e revoltë.

Ai ka thënë se do të jetë një prej protestuesve të parë, çfarë e ka shtyrë Ramabajën që ta provokojë, duke thënë se s’mund të mblidhen mbi 200 protestues.

Nushi: Shpresoj shumë që kanë mi qitë ato paga, bëhet situata katastrofale. Do të jem prej të parëve protestues, deklaroj publikisht.

Ramabaja: Me 200 protestues.

Nushi: Me 200, 300, ma shumë dinjitet se ti Ramabaja.

Ramabaja: Ta bëj X sikur atij kryetarit tënd.

Nushi: Boma X, boma bllok, se s’po di çfarë X-i je t’u bo.

Ramabaja: Rrugaç…

Nushi: Çu. shpejt, shpejt, shpejt. Ja ulu, ja çu.

KËTU mund të gjeni debatin e plotë, ndërsa pjesa mes përplasjes mes Nushit dhe Ramabajës është në 1:25:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë