Loading…

U ngazëllyen nga fitorja e tij, “Bideni e di mirë…”: Shkrimi që VV’ja ia kishte kushtuar Presidentit të ri amerikan

  • 07/11/2020 | 22:52

U ngazëllyen nga fitorja e tij, “Bideni e di mirë…”: Shkrimi që VV’ja ia kishte kushtuar Presidentit të ri amerikan

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar Joe Biden pasi është zgjedhur President i 46 i SHBA’ve, duke thënë se pret që të forcojnë marrëdhëniet, por VV’ja kohë më parë  kishte fjalë të tjera sa i përket presidentit të ardhshëm amerikan, shkruan Gazeta Metro.


Lëvizja Vetëvendosje është ngazëllyer nga fitorja e Joe Biden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili sot është bërë  presidenti i 46 i SHBA’ve.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka shkruar se fitorja e Biden është e nevojshme për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor.

“Urime për fitoren historike të Joe Biden, një mik dhe aleat i vjetër i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme për Amerikën ashtu si edhe për botën për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, shkroi Kurti.

Por, VV’ja kohë më parë kur Joe Biden kishte vizituar Kosovën në cilësinë e zëvendëspresidnetit të SHBA’ve nën presidencën Obama, i cili kishte kërkuar votimin e demarkacionit dhe themelimin e asociacionit me komuna serbe, reagimet e VV’së ishin të ashpëra.

Albulena Haxhiu, kishte deklaruar se Biden vjen këtu dy ditë dhe largohet, ndërsa pasojat na mbesin këtu.

“Edhe deklarata e Biden, nuk e minimizon faktin se këto dy procese janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve. Ne mendojmë që Amerika e ndjek rrymën institucionale, Biden vjen, rri dy ditë, por pasojat mbetën këtu”.

Atëbotë sipas Haxhiut, Biden nuk është i informuar për dëmet që mund të sjellë marrëveshja e demarkacionit, përderisa ka theksuar që edhe Vetëvendosje do të kundërshtoj në të gjitha format marrëveshjen si të tillë.

Ndërsa, VV i kishte kushtuar një shkrim të gjatë presidentit të ardhshëm amerikan Biden, duke e kundërshtuar në çdo formë deklaratat e tij.

“Bideni e di mirë…”, është shkrimi që Vetëvendosje atëbotë ia kishte kushtuar Presidentit të 46 të SHBA’ve.

“Nënkryetari i ShBA-ve, Joseph Biden, nuk erdhi në Kosovë për t’ia mbajtur një fjalim Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj ai ta ketë ndjerë nevojën e tifozerisë së deputetëve kosovarë që duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv. Nuk besoj as ta ketë marrë malli për Manastirin e Deçanit apo të ketë ardhur për t’i ngushëlluar ushtarët amerikanë për jetën e rëndë që bëjnë në kampin Bondsteel”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim.

Shkrimi e plotë mund ta lexoni KËTU. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë