Loading…

U ngritën objekte pa leje në fushën e mihjes sipërfaqësore në Obiliq

  • 13/03/2017 | 11:24

U ngritën objekte pa leje në fushën e mihjes sipërfaqësore në Obiliq

Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re” në Komunën e Obiliqit dhe Ligji për Ndërtimin 04-L/110 kanë përcaktuar kompetencat dhe përgjegjësitë lidhur me ndërtimet në këtë zonë, për të gjitha institucionet relevante si komuna e Obiliqit, MZHE (KEK-u) dhe MMPH.


Kjo nënkupton se ky vendim i Qeverisë për këtë zonë vlen edhe për banorët e kësaj komune.

Në pamundësi që Komuna të kryej obligimet e veta, në  takimin e përbashkët mes të MMPH-së, MZHE-së (KEK-ut) dhe Komunës së Obiliqit është arritur dakordimi  që të veprohet bashkërisht në parandalimin e të gjitha ndërtimeve të reja  në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”, kur kjo paraqitet si nevojë nga ana e autoriteteve lokale dhe KEK-ut.

Në këtë drejtim edhe është ndërmarrë hapi i përbashkët mes komunës, MMPH-së dhe policisë së Kosovës, në ndalimin e ndërtimeve te reja, të cilat pas inspektimit kanë rezultuar si ilegale dhe të pa pajisura me leje.

Kjo nuk nënkupton se qytetarët janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre për si për shpronsimet, ndërtimet që kanë nevojë, por për të gjitha duhet ndjekur rruga institucionale dhe ligjore.

Të gjithë shkelësit e ligjit, qoftë në të kaluarën, të sotmen apo edhe të ardhmen do të përballen me sanksionet ligjore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë