Komandanti i Zonës Operative Pashtriku, Sadik Halitjaha, ka udhëtuar sot për në Hagë, pasi kishte marrë ftesën për dorëzim, shkruan Gazeta Metro.
Siç ka mësuar Gazeta Metro, Halitjaha nuk kishte pranuar që ta arrestojnë në shtëpinë e tij, ai ishte vetëdorëzuar në Aeroportin Prishtinës “Adem Jashari”, pas ftesës për arrest nga Gjykata Speciale.
Ndërsa familjarët e ish-komandantit Halitjaha i kanë thënë Gazetë Metro se cilat ishin fjalët e tij para se të nisej për në Hagë.
31 tetor ora 12:00, fjala e Komandantit Sadik Halitjaha kur e morën në Hagë:
“Do te luftoj perher për ty Atdhe! Do të i mbroj bashkëluftëtaret dhe UÇK’ën! Do te luftoj për liri, drejtësi e të verteten! Do të luftoj me dinjitet për vet veten! Qëndrimet e të tjerëve si do që te janë, nuk do te ndikojnë as ndryshojnë qëndrimin tim të për hershem për UÇK’ën! Do te jetoj për familjaret e Atdhetaret, për ty Kosovë! U pafshim në liri! I juaj Sadik Halitjaha./gazetametro.net
LAJMI I FUNDIT: Specialja arreston edhe një ish-komandant të UÇK’së