Loading…

U paraqit si polic dhe ndaloi veturat në autostradë: Policia arreston personin e dyshuar

  • 10/12/2021 | 16:51

U paraqit si polic dhe ndaloi veturat në autostradë: Policia arreston personin e dyshuar

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video-je shihet një automjet me një person të dyshuar duke  përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke  i ndaluar veturat civile në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore.


Si rezultat i veprimeve të shpejta, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti

“Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa i dyshuari me vendim prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për dyzet e tetë (48) orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë