Loading…

U përmend nga një politikane boshnjake: Ahmeti publikon tri video ku dëshmon të kundërtën

  • 28/10/2021 | 20:38

U përmend nga një politikane boshnjake: Ahmeti publikon tri video ku dëshmon të kundërtën

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, është përmendure nga politikane boshnjake, Sabina Çudic, e cila ka shkruar në rrjetet e saja sociale se Kosova dhe Serbia kishin mirëkuptim për shkëmbim të territoreve dhe se kishte e kishin përkrahje nga zyrtarë amerikanë. Shpend Ahmeti i është përgjigjur me disa video Çudic, ku tregon se ishte kundër kësaj ideje, përcjellë Gazeta Metro.


Ish-anëtari i Ekipit Negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka postuar tri video nga viti 2019, të cilat ai i tregon si prova që ka qenë kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Këto akuza vijnë pasi politikania boshnjake, Sabina Çudic, ka postuar në rrjete sociale se Kosovës e Serbia kishin mirëkuptim për këtë ide dhe madje kishin përkrahje nga zyrtarë amerikanë, ku përmendet emri i Matthew Palmer.

Të mërkurën, politikania boshnjake, Sabina Çudic, në një shkrim në rrjete sociale, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur pajtim e madje edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një marrëveshje për shkëmbim territoresh. Duke u munduar të japë kundërshtimet e saj për një plan të Matthew Palmerit për Bosnjën, Çudic ka thënë se ish-i dërguari për Ballkanin Perëndimor ka qenë pro shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje ka thënë se ai mund të jetë edhe autor i planit. Ajo nxori detaje nga një takim dhe përplasja me Palmerin, për çështjen e shkëmbimit të territoreve, teksa tha se gjithçka ndodhi pas një paneli ku ishte me Ahmetin.

Për të kundërshtuar akuzat, Shpend Ahmeti ka publikuar tri video nga deklarimi i tij atë kohë. Ai aty dëgjohet teksa thotë se është kundër shkëmbimit të territoreve.

“Qëndrimi im për shkëmbimin e territoreve si publik ashtu edhe privat – dihet. Këtë qëndrim e kam shprehur gjithkund. Me insistimin tonë (Visarit e Dugagjinit) dhe me aprovimin e gjithë anëtarëve të delegacionit e kemi pas në platformë e që pastaj është votu nga Kuvendi se kufijtë janë të padiskutueshëm. Një kolege nga Bosnja me të cilën kemi qenë në panel ne Ëashington e ka përmend një diskutim joformal me Palmer ne një ‘cocktail’. Unë nuk kam qenë në atë diskutim. Meqenëse në postim e ka përmend që ka qenë në panel me mu më herët, disa njerëz kanë lidh paralele me mu. Mund ta pyetni edhe Sabinën (mediat) por më e mira është që ky panel para thinktank-ave të dhe opinion-bërësve në DC ka qenë publik dhe është online”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë