Loading…

U ranë skelet përmbi: Flasin nga Spitali i Gjilanit për të lënduarit në Gjilan

  • 25/10/2021 | 13:44

U ranë skelet përmbi: Flasin nga Spitali i Gjilanit për të lënduarit në Gjilan

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në Gjilan, pasi mbi ta kanë rënë skelet e një ndërtese që ishte duke u rregulluar.


Ushtruesi i Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini, për Klankosova.tv ka thënë se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve”.

“Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, tha Emini.

Emini mes tjerash tha se fëmija nuk ka marrë lëndime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë