Loading…

U raportua i zhdukur që nga 27 maji: Gjendet trupi i pajetë i ish shefit të policisë së Ulqinit

  • 09/06/2021 | 12:19

U raportua i zhdukur që nga 27 maji: Gjendet trupi i pajetë i ish shefit të policisë së Ulqinit

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në Ulqin. Mediat në Malin e Zi bëjnë me dije se identiteti i viktimës ende nuk dihet.


Jozyrtarisht nga policia e Malit të Zi bëhet me dije se nga rezultatet paraprake të hetimit trupi i pajetë i përket ish-shefi të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Po i njëjti ka bërë me dije se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.

Trupi i pajetë dyshohet se është i Rudolf Elezoviç, pasi ky i fundit u raportuar i zhdukur nga gruaja e tij më 27 maj. Kërkimet për ish-shefin e policisë u shtrinë dhe në Shqipëri, pasi mendohej se mund të ndodhej në këtë territor.

Elezoviç ka shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë ai ka mbajtur poste të tjera të larta në policinë e Malit të Zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: in[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë