Loading…

U raportua se investitori ka ikur nga Kosova, reagojnë nga ministria e Industrisë

  • 29/11/2021 | 20:55

U raportua se investitori ka ikur nga Kosova, reagojnë nga ministria e Industrisë

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka bërë të ditur sot se një investitor është larguar nga Kosova, për të shkuar në Maqedoni të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të kryej procedurat për më shumë se 3 vite. E ndaj këtij lajmi ka reaguar, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë reagim, kjo ministri që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, po thotë se Kompania “Akuo Energy”, i ka konfirmuar sot ministrisë se nuk po tërhiqet por se nga projekti investues në Kosovë, por ka edhe projekte tjera në rajon.

“Kompania “Akuo Energy”, përmes filialit “Cicavica Wind Farm” sh.p.k., synon të realizojë projektin e prodhimit të energjisë me erë “Çiçaciva”. Kompania franceze, e cila operon në disa vende të rajonit, ka konfirmuar edhe sot Ministrisë se NUK po tërhiqet nga projekti investues në Kosovë, por ka edhe projekte tjera në rajon”, thuhet në këtë reagaim.

Ky reagim i Ministrisë vjen pasi Gërxhaliu, përmes një postimi në Facebook tha se ky investitor francez, tani është duke investuar 220 milionë euro në Maqedoninë e Veriut.

“Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Ëind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë’’, shkroi Gërxhaliu.

Ai shtoi se të njëjtat procedura në Maqedoninë e V. ishin kryer për 1 muaj, kurse Qeveria e Kosovës nuk arriti të kryej ato për më shumë se 3 vite, dhe kjo është arsyeja pse ikin investitorët e huaj, sipas tij.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë:

Projekti është paraqitur fillimisht në fund të vitit 2018, por subjekti propozues ka dorëzuar aplikimin e kompletuar për investim strategjik tek në qershor 2020. Agjencia për Investimet dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve e Kosovës (KIESA) ka rekomanduar që projekti të shpallet investim strategjik, dhe Qeveria ka miratuar rekomandimin e KIESA-s në dhjetor 2020, por nuk ka arritur të sigurojë pëlqimin e Kuvendit të Republikës para zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2021.

MINT i ka kumtuar kompanisë “Akuo Energy” se lënda do të riprocedohet shpejt në Komisionin Ndërministror për Investimet Strategjike, me pjesëmarrjen e institucioneve të reja në nivelin qendror dhe nivelin lokal. Pas shqyrtimit në Komision, lënda trajtohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës.

Riprocedimi do t’i hapë rrugë realizimit të investimit në përputhje me legjislacionin në fuqi, sidomos normat për ndihmën shtetërore – pra, pa tarifa nxitëse që mund t’u faturohet qytetarëve dhe të cilat ndalohen me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të Republikës së Kosovës. MINT mbetet e përkushtuar për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve në përputhje me ligjin dhe interesit publik të qytetarëve./gazetametro.net

Qeveria nuk arriti t’i kryej procedurat e nevojshme, humb investimi 110 milionë euro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë