Loading…

U raportuar se do ta shkarkojë, ministri Mehaj shfaqet me komandantin e FSK’së në Prekaz

  • 27/11/2021 | 10:27

U raportuar se do ta shkarkojë, ministri Mehaj shfaqet me komandantin e FSK’së në Prekaz

Pas raportimeve se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po planifikon shkarkimin e komandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, këta të dy janë shfaqur bashkë në homazhe tek Kompleksi Memorial Adem Jashari, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur vet ministria e Mbrojtjes me anë të një komunikate për media.

“Në kuadër të manifestimit të  shënimit të Ditës së Forcës, 27 Nëntorin, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministrat Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u.d. Sekretarja e Përgjithshme, Fahrije Sadiku, zyrtarë të lartë të  Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë  të FSK-së, bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në Memorialin përkujtimor në Prekaz”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, ministri Mehaj u shpreh se duke respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, gjakun e derdhur të familjes Jashari, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri, garantojmë të ardhme të sigurt të vendit dhe do të jetë burim frymëzimi të atdhedashurisë për brezat e ardhshëm.

Ndryshe në media ishte raportuar se ministri Mehaj kishte nisur procedurat për shkarkimin e Ramës, por që ky i fundit kishte thënë se nuk kishte pranuar ndonjë vendim zyrtar.

Më poshtë keni fotografitë nga homazhet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë