Bateria në telefonin tuaj të mençur zbrazet më shpejt se rëndom. Ndoshta e kanë fajin ndonjëri nga këto aplikacione…
Snapchat
Snapchat e ngarkon baterinë tuaj, por ka zgjidhje si të zbutet ky problem. Në settings kyçeni opsionin Travel dhe çkyçeni opsionin e përcjelljes së lokacionit.
Tinder
Tinder po ashtu e përcjell lokacionin tuaj dhe i freskon të dhënat. Çkyçeni freskuesin e të dhënave në prapavijë, çkyçini njoftimet dhe përdoreni Tinderin nëpërmjet web browserit.
Aplikacionet me lajme
Aplikacionet me lajmë janë në kontakt të përhershëm me serwerët e web-it dhe e ngarkojnë baterinë. Faqet me lajme përcillini në internet me kërkues dhe përcillini njoftimet e tyre në Facebook apo Twitter.
Microsoft Outlook
Ky aplikacion vazhdimisht e verifikon postën e re, kështu që më mirë në mënyrëmanuale shihni mos u ka arritur ndonjë e-mail i ri apo përdoreni ndonjë aplikacion tjetër.
Facebook e Messenger
Aplikacionet e Facebook-ut “i hanë” bateritë, kështu do të ishte e mençur që t’i zëvendësoni me versionet më të thjeshta si Facebook Lite apo Messenger Lite apo, si në rastin e aplikacionit me lajme, shikojini në browser./gazetametro.net