Loading…

U shtri në hekurudha, ja çfarë thotë dëshmitarja e rastit për viktimën

  • 21/10/2021 | 22:50

U shtri në hekurudha, ja çfarë thotë dëshmitarja e rastit për viktimën

Një person është goditur sot për vdekje nga treni në Pejë, ndërkaq dëshmitarët thonë nga vendi i ngjarjes se viktima ka shfaqur sjellje depresive gjatë ditës.


Dëshmitarja B.G tha për Telegrafin se viktima ka qëndruar ulur sot në hekurudhë.

“Ka qëndruar një orë ulur në hekurudha, e kemi pa që ka sjellje depresive e kemi lajmëruar Policinë e Kosovës. Kanë ardhë ka ora 17:00 e kanë larguar një herë nga hekurudhat, Policia u dasht me marrë me dërgu në shtëpi e jo me leju me ardhë deri në këtë pikë”, tha dëshmitarja.

Ajo shtoi po ashtu se viktima ishte invalid.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:35.

Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë