Loading…

U sulmua me thikë në metro teksa shkoi ta merrte vajzën: Bradley Cooper tregon ngjarjen tronditëse

  • 30/11/2021 | 14:56

U sulmua me thikë në metro teksa shkoi ta merrte vajzën: Bradley Cooper tregon ngjarjen tronditëse

Aktori amerikan, Bradley Cooper teksa ishte shfaqur në emisionin “Dax Shepard”, ka folur se si është sulmuar me thikë në njërën nga metrot në New York, transmeton Gazeta Metro.


“Thika u drejtua nga unë! Ishte goxha e çmendur. Pastaj kuptova se isha shumë i liruar në qytet. Edhe truproja ime ishte gjithashtu i qetë”, tha Cooper.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2019 kur ai shkoi të merrte vajzën e tij Lea nga shkolla.

Aktori ndjeu se dikush iu afrua në fund të vagonit të metrosë dhe, megjithëse në fillim mendoi se donte të bënte një fotografi me të, ky takim nuk ishte edhe aq i mirë, pasi personi që iu afrohej kishte një thikë.

“Ngrita sytë, pashë personin përballë dhe u çudita sa i ri ishte”, tha ai.

Cooper kishte kufje, kështu që ai nuk e dëgjoi njeriun duke e sulmuar atë. Ai e ka goditur me bërryl dhe ka ikur dhe ka arritur t’i bëjë dy foto sulmuesit, të cilat më pas ia ka treguar policisë.

“Unë flas me ta dhe nëpunësi vazhdon të më pyesë nëse jam goditur me thikë”, tha Cooper, duke shpjeguar se njerëzit që janë goditur me thikë, shpesh nuk e kuptojnë që nga fillimi sepse janë në shok.

“Ishte çmenduri!”, përfundoi ai.

Aktori nuk ishte i lëndua dhe pas e paraqiti rastin u kthye në metro për të vajza./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë