Loading…

U tha se e tradhtoi: Justin Timberlake i kërkon falje publike gruas

  • 05/12/2019 | 20:38

U tha se e tradhtoi: Justin Timberlake i kërkon falje publike gruas

Para disa javëve që lamë pas u tha se Justin Timberlake e ka tradhtuar gruan e tij me kolegen 30 vjeçare, transmeton Gazeta Metro.


Justin i ka kërkuar falje gruas pasi në publik dolën fotografitë që e shfaqnin momentin kur ai ishte kapur për dore nga “Palmer”, Alisha Wainëright në një kafiteri në Neë Orleans.

“Unë përpiqem të rri sa më larg thashethemeve që mundem. Por, e kam ndjerë se për familjen time është shumë e rëndësishme të flas për thashethemet e fundit që kanë lënduar shumë njerëzit që unë i dua. Disa javë më parë, unë kam shfaqur një gabim të madh në gjykim, por më lejoni të jem shumë i qartë, asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe koleges sime. Unë kisha pirë shumë alkool atë natë dhe pendohem për sjelljen time”, ka shkruar ai.

“Ky nuk është shembulli që djali im dua ta ndjek. I kërkoj falje gruas sime të jashtëzakonshme dhe familjes sime që i bëra ta kalojnë një situatë kaq turpëruse. Unë jam i fokusuar të jem bashkëshorti dhe burri më i mirë që mund të jem. Ky nuk ishte një rast i tillë”, ka shtuar ai në profilin e tij në Instagram./gazetametro.net

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake) on

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë