Loading…

U tha se i largoi nga puna, Shakohoxha flet për herë të parë mbi largimin e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit

  • 20/10/2019 | 11:45

U tha se i largoi nga puna, Shakohoxha flet për herë të parë mbi largimin e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit

Komentatori dhe gazetari i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha ka folur për herë të parë rreth largimit nga ‘digitalb’ të dy moderatorëve të njohura të sportit, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri, transmeton Gazeta Metro.


Shakohoxha i ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin ‘Mos i fol Shoferit’, ka folur më gjatë në lidhje me Bora Zemani dhe Ilda Bejleri të cilat ishin larguar kohë me parë nga digitalb dhe kjo kishte bërë buj të madhe.

Shakohoxha është ven në siklet kur është pyetur rreth kësaj ngjarje.

“Një person të ikë nga puna të gjithë thonë Shako , Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati për fat të keq, jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i supersportit”, ka thënë Shakohoxha

Ndërsa në lidhur me largimin Zemanit dhe Bejlerit ai ka thënë që edhe pse largimi i këtyre dy zonjushave përflitet se është ndikuar ai, ky fakt nuk është i vërtetë.

“Nuk është e vërtetë, unë nuk di të heq njeri nga puna. Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtar, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrijnë në të njëjtin vend pune . Asnjë s’bën deklarata të tilla , janë abuzime portalesh,”-është shprehur Shakohoxha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë