Loading…

U udhëhequr nga Vedat Muriqi, Fenerbahce kalon në raundin tjetër në Kupën e Turqisë

  • 03/12/2019 | 20:41

U udhëhequr nga Vedat Muriqi, Fenerbahce kalon në raundin tjetër në Kupën e Turqisë

Skuadra e Fenerbahce ka arritur që të shënoi fitore bindëse ndaj Istanbulsporit, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8 e finales në Kupën e Turqisë, transmeton Gazeta Metro.


Fenerbahce dhe Istanbulspor zhvilluan sonte ndeshjen e fazës 1/16 të finales në Kupën e Turqisë, ndeshje në të cilën Vedat Muriqi u rikthye si titullar dhe shkëlqeu me një gol dhe asistim.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Sukru Saracoglu Stadium’ përfundoi me rezultatin 4-0. Vedat Muriqi arriti që të shënoi një gol dhe te asistoi te goli i Ferdi Kadioglu, teksa golat tjerë u shënuan nga Deniz Turuc dhe Miha Zajc.

Kësisoj, Fenerbahce kalon në raundin e 1/8 së finales në Kupën e Turqisë./gazetametro.net

Asistimi nga Vedat Muriqi

Goli nga Vedat Muriqi

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë