Loading…

U vazhdohen edhe për dy muaj shtesat prej 60 eurove punonjësve shëndetësor

  • 10/11/2021 | 11:15

U vazhdohen edhe për dy muaj shtesat prej 60 eurove punonjësve shëndetësor

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar kërkesa e punonjësve shëndetësor, shkruan Gazeta Metro.


Qeveria ka dalur me një propozim-vendimi në fjalë përmes së cilit janë paraparë ndarja e 1.8 milion eurove.

“Propozim-vendimi në fjalë ka të bëjë për qëllim ndamjen e 1.8 milionë euro në zbatim të masës 4.1, bazuar në vendimin e qeverisë 13/19, lidhur me pakon e ringjalljes së ekonomike. Jo më pak se 60 euro për punonjësit shëndetësor për muajit nëntor dhe dhjetor të vititi 2021”, deklaroi në mbledhje ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha.

Vendimi i Qeverisë vjen pas protestave të sindikalistëve të punonjësve shëndetësor për miratimin e Ligjit të Punës.

Pagesa shtesë për punëtorët shëndetësorë do të ndahet për muajt nëntor dhe dhjetorë 2021./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë