Loading…

U zhvesh në filmin “Engjëjt janë larg”, Teuta Krasniqi thotë se ka qarë dy javë

  • 18/10/2020 | 11:39

U zhvesh në filmin “Engjëjt janë larg”, Teuta Krasniqi thotë se ka qarë dy javë

Aktorja Teuta Krasniqi ka qenë e ftuara në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” e cila ka folur edhe për rolin e saj në filmin “Engjëjt janë larg”, me regji të Gjergj Xhuvanit.


Aktorja në këtë film ka një skenë ku ajo del e zhveshur lakuriq.

“Kam qenë shumë në dilema për këtë film, madje dy javë kam qa. Sot jam shumë e penduar pse kam qarë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Teuta thotë se e ka pasur në ëndërr të punoj me regjisorin Gjergj Xhuvani, por thotë se kur ka parë që është një skenë ku duhet të zhvishet është dëshpëruar.

“Më mbeti në fyt. Si aktore është budallaki te mendosh se do të zhvishem e çfarë thonë njerëzia. Unë në atë kohë nuk e kisha luksin të mendoj vetëm si aktore pasi merresha me emisione humanitare e emisione të fëmijëve”.

“Mikut tim të mirë Blerim Gjocit i kam thënë të flet ai me babin se unë nuk mund të flisja. Sigurisht e mora edhe miratimin nga familja. Ata për fat të mirë janë njerëz që kuptojnë artin dhe më kanë thënë të mos jetë diçka degraduese”.

Teuta thotë se pasi ka parë filmin gjithçka i është dukur në rregull dhe madje thotë se i ka ardhur keq për veten që ka vuajtur aq shumë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë