Katër nxënësit e shkollës së mesme Mount Temple në Dublin të Irlandës më 1976 ëndërronin se do të bëheshin muzikantë dhe yje të Rock&Roll. As vetë s’besonin se do t’ia dilnin. Pas 50 vitesh u kthyen pikërisht aty ka mbajtën koncertin e parë, në oborrin e shkollës së tyre ku mësuesit u lejuan të performonin për herë të parë, transmeton Gazeta Metro.
Paul Hewson, David Evans, Adam Clayton iu përgjigjën një pusulle të Larry Mullen Jr i cili kërkonte në mesin e nxënësve anëtarë të bendit të tij. Këta të tre ishin në mesin e atyre që u përgjigjën dhe u mblodhën në kuzhinën e familjes Mullen për ushtrimet e para të bendit.
Pas atij takimi të parë 1976 në atë kuzhinë bendi që siç deklarojnë personalisht ishte më i keqi u shndërrua në atë më të madhin në botë për një periudhë të konsiderueshme dhe u nderua me më së shumti çmime Grammy ndonjëherë dhe janë të përfshirë si bend në Rock&Roll Hall of Fame.
U2 u kthye të premten pikërisht në atë oborr të shkollës në Dublin ku më 1976 e mbajtën performancën e parë për shokët e tyre nxënës dhe mësuesit që i inkurajonin dhe ju ndihmuan atyre.
Earlier today, U2 returned to Mount Temple Comprehensive School to mark the 50th anniversary of their formation, staging a special schoolyard concert for 1,000 students and staff on the same spot where the band first performed together more than five decades ago.
The seven-song… pic.twitter.com/Z60t3UzfM8
— CONSEQUENCE (@consequence) September 25, 2026
Në mesin e hiteve që i performuan të premten, U2 luajti edhe singëll e ri të tyre që u publikua dje ‘Silencio’. Kënga është nga albumi i ri i tyre ‘Carnaval del Luz’ që publikohet me 13 nëntor për publikun botëror. Ky album vjen pas 9 vitesh të albumit të kaluar të bendit.
U2 also debuted their new single “Silencio” during a performance at their old schoolyard at Mount Temple. https://t.co/OqrLEnoyNH pic.twitter.com/ZDJCnNF8ak
— CONSEQUENCE (@consequence) September 25, 2026
U2 që nga mesi i viteve të tetedhjeta të shekullit të kaluar ka qëndruar në maje të toplistave me hite dhe albume me influencë në historinë e muzikës moderne. Inovacioni në tekonologji të transmetimin e muzikës në performancat e drejtpërdrejta të turneve të tyre janë vlerësuar po ashtu. Veprimtaria dhe ndkimi i tyre në avokomin për kauza humanitare ka tejkaluar skenën muzikore duke i shndërruar në pjesë të debateve shoqërore dhe politike./gazetametro.net