Loading…

Ua ngacmuan gratë, kërset grushti në Vlorë, gjakosen turistët

  • 07/08/2022 | 09:35

Ua ngacmuan gratë, kërset grushti në Vlorë, gjakosen turistët

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”,  ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.


ABC mëson se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike duke gjuajtur ndaj njëri tjetrit me grushte. Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur.

Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë të lënduarve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë