Loading…

Uashingtoni e Brukseli paralajmërojnë Thaçin se e ka llogarinë gabim

  • 11/03/2017 | 08:36

Uashingtoni e Brukseli paralajmërojnë Thaçin se e ka llogarinë gabim

Veprimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po shikohen me pakënaqësi të madhe jo vetëm tek ambasadorët e vendeve perëndimore në Prishtinë, por edhe në kryeqendrat kryesore, duke përfshirë Uashingtonin dhe Brukselin.


Koha Ditore pretendon se kështu u ka thënë një burim diplomatik perëndimor, i cili sipas tyre ka preferuar të flasë me kusht të anonimitetit.

Sipas këtij burimi, zyrtarë të SHBA-së dhe ata të NATO-s janë hidhëruar me iniciativën e Thaçit për transformimin e FSK-së në ushtri përmes ligjit, pa pajtimin e aleateve amerikanë dhe të atyre të NATO-s.

Për më tepër, burimi tha se përllogaritjet e Thaçit, se “është aq i rëndësishëm për Perëndimin sa do ta shpëtojmë prej gabimeve të tij. do të dalë krejtësisht e gabueshme”.

Thaçi, të premten, paralajmëroi se në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e voton Ligjin për transformimin e FSK-së në forcë me mandat të ushtrisë, ai do të japë dorëheqjen. Në intervistë për RTK-në, Thaçi ka thënë edhe se në rast se Kuvendi nuk e voton këtë ligj”, duhet të shkoj në shtëpi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë