Loading…

‘UÇK ka dosje kriminale’: Mbushet qyteti me postera të Fatmire Kollçakut të VV’së, kërkohej dorëhqja

  • 20/02/2020 | 11:18

‘UÇK ka dosje kriminale’: Mbushet qyteti me postera të Fatmire Kollçakut të VV’së, kërkohej dorëhqja

Në qytetin e Pejës janë vendosur shumë posterë me fotografinë e Fatmire Kollçakut të Vetëvendosjes, duke kërkuar që ajo të dorëhiqet nga detyra e saj, pas deklaratave të saj për dosjet kriminale të UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.


‘Dorëhiqu’, janë posterat me fotografinë e nënkryetare e Vetëvendosjes, në qytetin e Pejës, dhe statusi i saj në rrjetin social Facebook, ku kishte shkruar se Albin Kurti është kryeministër që s’ka dosje kriminale të UÇK’së.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK’së”, që i kishte shpërndarë nënkryetarja e VV’së në Facebook.

Kujtojmë se ndaj kësaj ka pasur reagime të ashpra, sidomos nga opozita e veçanërisht PDK. Ndërkaq, është deklaruar edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se nuk e kupton se si një deputete e Kuvendit  të Kosovës mund të shpërndajë postime të tilla.

Sa i përket bashkëpartiakëve të Kollçakut të cilët dikur reagonin ndaj skandaleve të tilla, ata kanë mbrojtur anëtaren e tyre, duke thënë se ajo i përfaqëson qytetarët denjë dhe mirë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë