Lajmi për mësuesen e shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në Prishtinë, e cila publikoi në rrjete sociale “dënimin” që ua shqiptoi nxënësve të saj që nuk e kishin mësuar një vjershë, ka ngjallur reagime të shumta, ndër to edhe nga radhët e LDK-së dega e Dardanisë.
Sipas kësaj të fundit problemi qëndron tek punësimi i mësimdhënësve, përderisa në postimin e tyre në Facebook thuhet që udhëheqësia e Komunës së Prishtinës ka nevojë për “psikiatri”.
Më poshtë është postimi i plotë.
“Pa dashur ta mbrojmë mësuesen!
Qeveria Komunale e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoresha e DAK-ut A. Nagavci, përmes punësimit të militanteve ka sjell një situate mjaftë të rëndë në gjitha shkollat. Instalimi i një sistemi centralist, i tipit Korean, ku vetëm të punësuarit e rinj dinë dhe e donë shtetin, militant të VV-së ka krijuar që të ketë ndikim në gjitha poret e jetës brenda Komunës.
Duke i zënë vendet e punës me militant me kontrata mbi vepër, nuk e dimë se si nuk e punësoj asnjë pedagog nëpër shkolla. Gjitha shkollat e Prishtinës pa përjashtim kanë probleme, dhe pedagogu apo psikologu në shkollë nuk është vetëm për nxënësit por edhe për mësimdhënësit, e besa më së tepërmi edhe për udhëheqjen Komunale të Prishtinës (aty ndoshta edhe psikiatri)”./gazetametro.net