Loading…
‘Udhëtari’ nga viti 2045 e kalon detektorin e rrenave: Tregon kush do të jetë kryetar i ShBA-ve dhe sjell dëshmi për alienët në Tokë
  • 08/04/2019 | 09:47

‘Udhëtari’ nga viti 2045 e kalon detektorin e rrenave: Tregon kush do të jetë kryetar i ShBA-ve dhe sjell dëshmi për alienët në Tokë

Në video shihet një njeri, fytyra e të cilit është e mejgulluar, i cili thotë se vjen nga viti 2045, transmeton Gazeta Metro.

Njeriu i cili thotë se është udhëtar nëpër kohë ka zbuluar se kush do të jetë kryetar i ShBA-ve në vitin 2045. Ai ka shtuar se ky pushtetar i ardhshëm do të jetë i pranuar si kryetari më i mirë i ShBA-ve, të cilin Amerika e ka pasur kurdoherë.

Ada Archon thotë se ka lindur në dhjetor të vitit 2019 dhe se di shumë gjëra për të ardhmen. Ka pranuar t’i nënshtrohet edhe detektorit të rrenave, gjë që e ka xhiruar televizioni Apex, në mënyrë që shikuesit të binden për vërtetësinë e deklaratave të tyre.

Jashtëtokësorët e dinosaurët

Në video shihet një njeri, fytyra e të cilit është e mjegulluar, i cili flet se vjen nga viti 205, gjë që detektori e ka vlerësuar si konstatim të saktë. Po ashtu e ka treguar një çip i cili quhet “The One”, ndërsa është dëshmi se atë vit jashtëtokësorët e kanë vizituar Tokën. Edhe kjo ka kaluar në detektorin e rrenave.

E kanë pyetur se a janë të klonuar dinozaurët, e ai e ka pohuar dhe ka thënë se ekziston një kopsht zoologjik në të cilin jetojnë T-rex e velociraptorët. Në pyetjen se kush është kryetar i ShBA-ve në vitin 2045, ai është përgjigjur mbesa e Martin Luther Kingut, Yolanda Renee King. “Njerëzit e duan shumë dhe e quajnë kryetaren më të mirë amerikane të të gjitha kohëve”, ka shpjeguar “njeriu nga e ardhmja” dhe sërish e ka kaluar detektorin e rrenave.

Yolanda ekziston, është 10 vjeçe

Përndryshe, Yolanda vitin e kaluar, në moshë vetëm 10 vjeçe, ka ftuar mijëra protestues në Uashington duke kërkuar kontrollin e armëve. Me fjalimin e saj shumë i ka ngjarë gjyshit të saj të famshëm.

“Gjyshi im ka pasur një ëndërr që katër fëmijët e tij të mos gjykohen për nga ngjyra e lëkurës, për në bazë të karakterit. Unë kam shumëçka ëndërr dhe që kjo botë duhet të lirohet nga armët. Pikë”, ka folur Yolanda e vohgël vitin e kaluar. Ajo, pra, në vitin e largët 2045, kur supozohet se do të bëhet kryetare, do të jetë 36 vjeç,/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë