Shoqëria e futbollit europian UEEFA dhe federata botërore FIFA i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Serbisë që deri në fund të vitit të zgjedhë kryesinë e re sipas parimeve demokratike ka njoftuar një zyrtar i federatës serbe. Federata e futbollit serb është dominuar nga politika me dekada ku primatin e ka pasur dhe e ka ende partia socialiste serbe, që nga koha e Slobodan Milosevic e vazhdon ende sipas mediave serbe, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportit të REL federata e futbollit me 15 korrik ka miratuar statutin e ri sipas të cilit zyrtarët partiak dhe ata shtetëror nuk ju lejohet të mbajnë pozita edhe në futboll, që është hedhur tani në diskutim publik tani.
Kjo do të ishte ndryshim i madh nëse miratohet në futbollin serb i cili nga formimi e posaçërisht 30 vitet e fundit është dominuar dhe keqpërdorur nga politika serbe, si nga shërbimet e sigurisë po ashtu edhe nga krimi i organizuar nën mbikëqyrjen e spiunëve serbë. Shërbimet serbe i shfrytëzonin tifozët famëkeq të klubeve si Crvena Zvezda dhe Partizan për rekrutim dhe kontroll të krimit të organizuar, ndërsa klubet janë përfolur për shpëlarje parash nga biznesmen të dyshimtë.
Janë të famshëm Delijet e Crvena Zvezda që dikur i udhëhiqte krimineli i luftës dhe mafiozi Zeljko Raznjatovic-Arkan.
Ky pushtet i tanishëm serb është në telashe të mëdha me Grobari tifozët e klubit tjetër beogradas, Partizan, kontrovers aq sa rivalët e tyre Delije. Raportet e fundit për liderin që i kontrollonte mafiozin Velja Nevolja që është arrestuar për vrasje të shumëfishta mizore dhe zhdukje të kufomave të viktimave të tij duke i futur në zharra dhe i shpërbërë me acid.
Siç ka mësuar REL përfaqësuesit e UEFA dhe FIFA kanë qëndruar në Beograd gjatë seancës së kaluar të federatës serbe në fund të qershorit dhe kanë vlerësuar negativisht statutin e tanishëm. Rreptë i kanë këshilluar që të miratohet një rregullim i ri./gazetametro.net