Loading…

UEFA do të humbte gjyqin kundër Superligës europiane

  • 20/04/2021 | 19:07

UEFA do të humbte gjyqin kundër Superligës europiane

UEFA nuk e ka të drejtën t’i ndalojë futbollistëve të luajnë për kombëtaret e veta thonë një numër i konsiderueshëm avokatësh me njohuri në këtë lëmi, transmeton Gazeta Metro.


Megjithëse, nga Nyon është porositur se të gjithë do të përjashtohen nga garat kombëtare dhe të klubeve, si dhe nuk do të mund të luajnë për kombëtaret nëse paraqiten në Super Ligën e paralajmëruar, ende ka dyshime nëse kjo është e realizueshme.

Në nenin 6.11 të marrëveshjes së çdo futbollisti me Premier Ligën angleze ceket se “klubi nuk mund të veproj në atë mënyrë që do t’i ndalonte lojtarit të paraqitet për ekipin kombëtar.”

Kjo nënkupton se klubet duhet të ndjekin statutet dhe rregullat e FIFA, UEFA, e po ashtu ato të FA të Anglisë. Sido që të jetë, ekspertët shpjegojnë se klubet themeluese të Super Ligës kanë të gjitha gjasat të fitojnë në kontestin gjyqësor kundër UEFA në rast të tentimit t’i ndalojnë lojtarëve të tyre të luajnë për kombëtaret e tyre.

“Ata kanë asin e fortë nën mangë. Gjyqi është rruga e tyre duhur. Kanë gjasa të mira ta fitojnë këtë gjyq. Kanë gjasa të mira që realisht të nisin garën e tyre” ka thënë Mark Orth, avokat për çështje sportive.

Gjykatat europiane kanë marrë vendime për raste të ngjashme në sporte tjera, si në mundje dhe patinazh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë