Loading…

UEFA kujton golin e bukur të Lirim Kastratit kundër Moldavisë

  • 27/11/2020 | 17:57

UEFA kujton golin e bukur të Lirim Kastratit kundër Moldavisë

Faqja zyrtare e UEFA Euro 2020 në Twitter, ka publikuar golin e Lirim Kastratit në kuadër të ndeshjes së fundit të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Metro. 


Lirim Kastrati shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje duke thyer kështu hegjemoninë pa fitore të Kosovës për më shumë se 10 ndeshje dhe duke fituar këtë ndeshje kundër Moldavisë.

Kosova më 7 dhjetor pritet që të mësojë kundërshtarët në Kualifikimet për Botëror Katari 2022.

Kosova gjatë muajit nëntor e humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Euro 2020 për shkak se humbi në gjysmëfinale kundër Maqedonisë me rezultat 2-1.

Më poshtë postimi i UEFA. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë