Loading…

UEFA merr vendim: Ekipet kosovare e ruse nuk do të lejohen të takohen në gara të saj

  • 18/10/2019 | 19:59

UEFA merr vendim: Ekipet kosovare e ruse nuk do të lejohen të takohen në gara të saj

Paneli i UEFA’s u mblodh të mërkurën për të diskutuar situatën rreth ndeshjeve mes ekipeve nga Kosova e Rusia, të cilat i konsiderojnë si rrezik potencial, transmeton Gazeta Metro.


Duke parë rreziqet e sigurisë në ndeshjet mes ekipeve nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi se ekipet nga këto dy vende nuk do të lejohen që të ju bien në short kundër njëri tjetrit në garat e ardhshme të organizuara nga UEFA deri në njoftim të radhës.

Sa i përket ndeshjeve kualifikuese të caktuara mes dy ekipeve në UEFA EURO 2021 për femra në grupin A, Paneli i Emergjencave të UEFA ka vendosur se të dy takimet (Kosova v Rusia, fillimisht e caktuar për 4 tetor 2019 të shtyhet për një datë ende të pacaktuar; Rusia v Kosova, e caktuar për 9 korrik 2020) do të organizohen nga dy federatat të luhen në terren neutral./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë