Loading…

UEFA Nations League për U19: Kosova mëson kundërshtarët

  • 03/12/2019 | 19:39

UEFA Nations League për U19: Kosova mëson kundërshtarët

UEFA Nations League për U19, Përfaqësuesja e Kosovës njeh kundërshtarët në turneun e parë të këtij formati, transmeton Gazeta Metro.


Pas lindjes së kompeticionit më të ri për Pëfaqësuesen U19 në muajin tetor, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fillimin e ligës.

Në Ligën C, Kosova është radhitur në Grupin 1, ku do të përballet me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë.

Ndeshjet e grupeve do të zhvillohet gjatë vjeshtës së vitit të ardhshëm, pasi që ky format i ri dyvjeçar e ka zëvendësuar sistemin e vjetër kualifikues.

Rundi i parë: deri më 17 nëntor 2020 – shorti më 3 dhjetor 2019
Rundi i dytë: deri më 8 qershor 2021 – shorti në dhjetor 2020
Rundi i tretë: 30 gusht – 7 shtator ose 4-12 gusht  ose 8-16 tetor – shorti në qershor ose korrik të vitit 2021
Rundi i katërt: 21-29 mars 2022 – shorti në dhjetor 2021
Turneu final (Në Sllovaki): korrik 2022 – shorti pas kompletimit të rundit të katërt. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë