Loading…

UEFA Nations League për U19, Shqipëria njeh kundërshtarët

  • 03/12/2019 | 18:58

UEFA Nations League për U19, Shqipëria njeh kundërshtarët

UEFA Nations League për U19, Shqipëria njeh kundërshtarët në turneun e parë të këtij formati, transmeton Gazeta Metro.


Pas lindjes së kompeticionit më të ri për Kombëtaren U19 në muajin tetor, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fillimin e ligës, njofton FSHF.

Shqipëria bën pjesë në ligën C, dhe pas shortit jemi në grupin C4 sëbashku me Maltën dhe Moldavinë. Raundi i parë i këtij turneu, sipas skemës do të zhvillohet në vendin tonë në datat 18, 21 dhe 24 shtator 2020. Në këtë ligë marrin pjesë 18 skuadra kombëtare, dhe do të vijojë për 2 vite me radhë.

Ky format i ri është ndarë në 4 etapa/raunde derisa të arrijë finalja e Ligës në korrikun e vitit 2022, që do të mbahet në Sllovaki./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë