Loading…

UEFA reagon për arrestimin e kreut të FFK’së Agim Ademi

  • 24/03/2023 | 20:16

UEFA reagon për arrestimin e kreut të FFK’së Agim Ademi

Organizata kryesore e futbollit europian UEFA ka reaguar për Metro rreth rastit të akuzës dhe arrestimit të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.


Në përgjigjen e UEFA’së këtë të premte siç mund edhe të parashikohej ka reaguar me maturi duke zgjedhur të qëndrojë e paanshme duke theksuar se po ndjekin situatën nga afër megjithatë.

“UEFA po monitoron situatën dhe është kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ne nuk kemi koment të mëtutjeshëm në këtë fazë” theksohet në përgjigjen për Metro.

Agim Ademi u arrestua të mërkurën nga autoritetet nën akuzën e shmangies së taksave dhe abuzimit me detyrën, për të cilat sistemi i drejtësisë në Kosovë parashikon dënim nga gjoba e deri në 8 vite burg./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë