Loading…
UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian
  • 12/06/2019 | 08:53

UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me sukses dy takimet që i kishte për muajin qershor, duke arritur të marrë një barazim dhe një fitore për kualifikimet në Kampionatin Evropian, transmeton Gazeta Metro.


“Dardanët” barazuan 1-1 me Malin e Zi në Podgoricë, ndërsa me Bullgarinë fituan në Sofje me rezultat 2-3, me golat e Milot Rashicës, Vedat Muriqit dhe Elbasan Rashanit.

Kosova është aktualisht në Grupin A të kualifikimeve për Euro 2020 me pesë pikë në vendin e tretë, ku Anglia dhe Republika e Çekisë janë lider me nga gjashtë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria kanë nga dy pikë.

Lexo po ashtu:

Milot Rashica ishte lojtari më i dalluar te “Dardanët”, duke arritur që të shënojë në Podgoricë, por edhe në Sofje, ndërsa UEFA e ka “shpërblyer” atë.

Anësori shqiptar kishte një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Bullgarisë, ndërsa UEFA ka kapur një sekuencë kur ai e driblon një lojtar kundërshtar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë