Loading…

‘Ujdia e Shekullit’ mes Izraelit e Palestinës: SHBA shpalosi planin, paralajmëron se ky rast mund të jetë i fundit

  • 28/01/2020 | 19:18

‘Ujdia e Shekullit’ mes Izraelit e Palestinës: SHBA shpalosi planin, paralajmëron se ky rast mund të jetë i fundit

Presidenti Donald Trump shpalosi të martën publikisht planin e tij të paqes Izraelito-Palestinez, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netaniahu. Ai shpalosi atë që quhet “ujdia e shekullit” ku palestinezët do të shkonin drejt pavarësimit dhe përcaktimit të kufijve, dyfishimit të territorit dhe 50 miliardë dollarë nëse e pranojnë. Izraeli njoftohet se tanimë e kanë pranuar propozimin që i siguron ata në mbajtjen e kontrollit të Jerusalemit dhe nuk komprometon sigurinë e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Plani është rezultat i një pune tre vjeçare të këshilltarit të lartë të Presidentit, Jared Kushner, i cili është njëkohësisht edhe dhëndri i zotit Trump. Përpara njoftimit të planit për paqe në Lindjen e Mesme zoti Trump ka zhvilluar takime me zotin Netaniahu dhe udhëheqësin e opozitës izraelite Benny Gantz për t’i njohur ata me përmbajtjen e tij. Netaniahu ka cilësuar planin si “mundësia e shekullit që nuk duhet humbur”. Gantz e quajti atë një “moment historik të rëndësishëm”.

Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pranojnë sovranitetin mbi çdo territor që “vizioni im e përcakton si territor të Izraelit”.

Plani po ashtu cakton si kryeqytet të Shtetit të Palestinës në Jerusalemin Lindor. Si pjesë të planit do të shpaloset edhe përkufizimi i kufijve mes shteteve të Izraelit dhe Palestinës. Ai shtoi se kjo hartë do të bëjë të qartë për “sakrificat territoriale që Izraeli është i gatshëm të marrë mbi vete për paqe”.

Presidenti Trump shtooi se sipas këtij plani ‘territori i Palestinës do të dyfishohet…Asnjë palestinez nuk do të shpërngulet nga shtëpitë e tyre”. Gjithashtu, ai tha se edhe pse Izraeli e mban kontrollin mbi Jerusalemin, ata do të punojnë me Jordaninë për të siguruar se të gjithë myslimanët që duan të luten në Xhaminë Al-Aqsa mund ta bëjnë këtë.

Presidenti i SHBA’së. Donald Trump, tha se nëse palestinezët zgjedhin të pranojnë këtë plan, diku 50 miliard plan, diku 50 miliardë do të investohen në shtetin palestinez.

“Ka shumë vende që duan të jenë pjesëmarrës. Shkalla e varfërisë në Palestinë do të zvogëlohet përgjysmë dhe Bruto prodhimi vendor do të dyfishohet e trefishohet”. Ai më pastaj bëri thirrje për “paqe e prosperitet për popullin palestinez”.

Ai shtoi se “Më duhet të bëj më shumë për palestinezët përndryshe nuk do të ishte e drejtë”.

Megjithatë, Presidenti Trump theksoi se tranzicioni drejt zgjidhjes së dy shteteve nuk do të “paraqesë asnjë rrezik të shtuar për shtetin e Izraelit aspak. Paqja kërkon kompromis, por kurrë nuk do të kërkoj që Izraeli të bëjë kompromis sigurinë e vet”.

“Kjo është një ujdi shumë e mirë” tha Trump e vazhdoi me një paralajmërim. “Dhe mundet që palestinezët mos të ju vijë ky rast kurrë më”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë