Loading…

Ujdia mes Kosovës dhe Serbisë, reagon Sllovakia: Kjo është gjëja e rëndësishme sipas tyre

  • 19/03/2023 | 13:05

Ujdia mes Kosovës dhe Serbisë, reagon Sllovakia: Kjo është gjëja e rëndësishme sipas tyre

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ratislav Kacer, ka reaguar pas arritjes së ujdisë për Aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Twitter, ai e ka përgëzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic për guximin dhe përgjegjësinë politike.

Kryediplomati sllovak ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër është hap i rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit rajonal.

”Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. E rëndësishme që të bëhen të gjitha elementet e dakorduara për të hapur potencialin e plotë për të gjitha palët. Sllovakia është gati të japë mbështetjen e saj,” ka shkruar Kacer.

Pas rreth 12 orësh diskutimesh të zhvilluar më 18 mars në Ohër, pala kosovare dhe ajo serbe u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Këtë e kërkoi sot edhe zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA’së, Adrienne Watson. /gazetametro.net

Gjermania pak më ‘e butë’ se SHBA: Ka kërkesë të njëjtë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë