Loading…

Ujësjellësi Prishtina përfaqësohet në samitin e ujit në Budapest

  • 01/12/2016 | 11:00

Ujësjellësi Prishtina përfaqësohet në samitin e ujit në Budapest

Nga 28 deri me 30 nëntor në Budapest të Hungarisë nen patronatin e Presidentit dhe nen organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashteme të Hungarisë, po mbahet samiti ndërkombetar i ujit në të cilin po marrin pjesë shumë Presidentë, Kryeministra, Ministra, dhe udhëheqës e delegacione nga nivele të ndryshme të shteteve dhe organizatave e istitucioneve ndërkombetare, nga e gjithë bota.

Me ftesë të Ministrisë së Puneve të Jashteme të Hungarisë dhe te Budapest Waterworks në ketë samit Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës po përfaqesohet nga drejtori i Bordit, Ilir Rexhepi dhe Kryeshefi Ekzekutiv, Ilir Avdullahu.

Ne kuader te pjesmarrjes ne samitin e ujit ne Budapest, perfaqesuesit e Ujesjellesit Rajonal Prishtina se bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor z Ferat Shala dhe Ambasadoren e Republikes se Kosoves ne Hungari znj Luljeta Vuniqi zhvilluam takim bashkepunimi me Kryeshefin Ekzekutiv te Budapest Waterworks z Csaba Haranghy.

Gjate ketij takimi u diskutuan modalitete te ndryshme te bashkepunimit ndermjet KRU Prishtina dhe Ujesjellesit te Budapestit me theks te veqante bashkepunimi ne sferen e trajtimit te ujerave te zeza, te zvogelimit te humbjeve te ujit, ngritjen e efiçences se brendshme menaxheriale, ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe teknike te resurseve njerezore permes programit te veqante te bursave dhe shkembimit te kuadrove ndermjet Ujesjellesit te Budapestit dhe atij te Prishtines.

Ne suaza te bashkepunimit me Budapest Waterworks z Ilir Rexhepi dhe z Ilir Avdullahu vizituan edhe impjantin qenderor per trajtimin e ujerave te zeza ne Budapest (Budapest Central Wastewater Treatment Plant).

Perveç takimit me perfaqesuesit e Budapest Waterworks, z Ilir Rexhepi dhe z Ilir Avdullahu gjate pjesmarrjes ne samit me qellim te thellimit te bashkepunimit te ndersjelle realizuan edhe nje varg takimesh me perfaqesuesit e shteteve dhe organizatave te tjera nderkombetare.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë