Loading…

Ujësjellësi të shtunën iu shkon te dera konsumatorëve për të nënshkruar kontratën për shërbime

  • 08/10/2021 | 19:40

Ujësjellësi të shtunën iu shkon te dera konsumatorëve për të nënshkruar kontratën për shërbime

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga dita e nesërme do të fillojë të trokasë në dyert e secilit konsumator që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar kontratën për shërbime.


Me kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme.

Ujësjellësi ka zgjedhur ditën e shtunë meqë shumica e qytetarëve gjenden në shtëpi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë