Loading…

Ujësjellësi tregon nëse do të ketë reduktime të ujit natën e Vitit të Ri

  • 30/12/2021 | 11:59

Ujësjellësi tregon nëse do të ketë reduktime të ujit natën e Vitit të Ri

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në të gjithë zonën e shërbimit.


Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Prishtina” ka theksuar se do të jenë në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur.

Nga kjo kompani kanë thënë se gjatë natës së ndërrimit të moteve, impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc, do të punojnë me kapacitete maksimale.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 30 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të KRU” Prishtina”, ju njoftojmë se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit.

Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur.

Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 h pa ndërprerë.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit do të jenë në gjendje gatishmërie, vetëm që ju të kaloni çaste të bukura me më të dashurit tuaj!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë