Loading…
Ujëvara e Mirushës dhe Ujëvara e Drinit: Dy vendet turistike që s’bën t’i humbisni në Kosovë
  • 18/06/2019 | 23:01

Ujëvara e Mirushës dhe Ujëvara e Drinit: Dy vendet turistike që s’bën t’i humbisni në Kosovë

Kosova është një vend i vogël, por i pasur me plot vende turistike, të cilat të huajt gjatë vizitës këtu, nuk bën assesi t’i humbasin. Dy prej këtyre lokacioneve, janë edhe Ujëvara e Mirushës dhe ajo e Drinit, shkruan Gazeta Metro.


Ujëvara e Mirushës dhe Ujëvara e Drinit janë dy atraksione turistike shumë të veçanta në vendin tonë.

Për ditë, ato vizitohet nga turistë  të shumtë, që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Ujëvara e Mirushës ndodhet ne fshatin Llapçevë të Komunes se Malisheves.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike.

Lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

Ujëvara e Drinit të Bardhë është një ujëvarë në pjesën perëndimore të Kosovës.

Ajo është e vendosur në malin Zhleb në Bjeshkët e Nemunanë fshatin Radavc, 11 km larg nga qyteti i Pejës. Ujëvarë gjendet në burimin e lumit Drini i Bardhë dhe është 25 m (82 ft) e lartë.

Peizazhet malore që rrethojnë ujëvarën dhe e bëjnë atë pikë më tërheqëse turistike në tërë Kosovën. Ndërsa në afërsi të zonës, gjenden edhe të tjera ujëvara më të vogla.

Sidoqoftë, këto dy vende, nuk bën t’i humbisni këtë verë, e pse jo edhe të shijoni pushime në afërsi të tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë