Profesori i të Drejtës Europiane, Emrush Ujkani, ka thënë se konkluzat e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, janë vetëm një sinjal që Kosova nuk guxon të futet tutje në aventura të reja për ta kontestuar Politikën e Jashtme.
”Është shqetësuese. Secili qytetar i këtij vendi e di që jo vetëm lidershipi, por ka një përceptim në vend që të gjitha institucione kanë një mos-koordinim”.
”Qeveria e Kosovës e ka kontestuar rolin e përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme që nga viti i kaluar, madje duke shpallur edhe persona të padëshirueshëm”.
Këto deklarata Ujkani i dha sonte në Zonën B të Klan Kosovës, ndërsa pohoi që pavarësisht se BE shfaq kritika me dy kuptimësi, kësaj radhe mesazhi i tyre që është i përpiluar edhe nga ndërkombëtarë të tjerë është tërësisht i qartë.
”Po flasim për një institucion të BE-së, përfaqësuesin e lartë të BE-së”.
”Institucione e këtij vendi kanë bërë veprime shpesh herë që nuk janë dashur. Këto konkluzione nuk i bëjnë mirë këtij v endi por gjithsesi institucionet e vendit duhet të edukohen dhe të mos i sjellin dëme këtij vendi”.
”BE gjithnjë është kritikuar duke lënë hapësira për dy kuptimësi”.
”Por kësaj radhe në konkluzion nuk ka dy kuptimësi, e pas këtij mesazhi Kosova nuk guxon të futet në aventura të mëtejshme për të rrezikuar raportin me aleatët strategjik të saj”.