Loading…

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj centralit bërthamor

  • 08/08/2022 | 18:27

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj centralit bërthamor

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për sulm ndaj termocentralit më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhzhia, ndërsa rritet alarmi ndërkombëtar lidhur me goditjet me granata gjatë fundjavës në kompleksin bërthamor.


Kreu i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që t’u lejohet qasja në termocentral inspektorëve bërthamorë të OKB-së.

“Çdo sulm (në) një central bërthamor është vetëvrasje,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një konferencë shtypi të hënën në Japoni, ku mori pjesë në Ceremoninë Përkujtimore për Hiroshimën për të përkujtuar 77-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë.

Kievi paralajmëroi për rrezikun e një katastrofe të stilit të Çornobilit dhe bëri thirrje për një zonë të çmilitarizuar rreth kompleksit. Rusia tha se goditjet me garanata nga forcat ukrainase shkaktuan një rritje të tensionit dhe flakë, duke detyruar personelin të ulë prodhimin nga dy reaktorë, ndërsa Ukraina fajësoi trupat ruse për mbajtje armësh në kompleks.

Ekspertët bërthamorë paralajmërojnë për rrezik madhor nëse vazhdon hedhja e granatave në stacionin e energjisë bërthamore të Zaporizhzhias, i cili u pushtua nga Rusia në fillim të luftës.

Kremlini i bëri jehonë kësaj deklarate të hënën, duke pretenduar se goditjet ukrainase mund të krijojnë pasoja “katastrofike” për Evropën.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, paralajmëroi se luftimet që po ndodhin rreth termocentralit, paraqesin kërcënim të rëndë për shëndetin dhe mjedisin.

Ambasadori i Ukrainës në Agjencinë e Energjisë Atomike, Yevhenii Tsymbaliuk tha të hënën se personeli në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës “po punon nën kërcënimin e armëve ruse” dhe bëri thirrje për një mision ndërkombëtar në termocentral këtë muaj.

Ai shtoi se forcat ruse duan të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainën jugore duke bombarduar kompleksin Zaporizhzhia, duke shtuar se dëmtimi i objektit nga sulmet ruse do të thotë se rrezatimet nuk mund të diktohen.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Ai tha se SHBA i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake në ose pranë objekteve bërthamore të Ukrainës dhe t’i kthejë kontrollin e plotë Ukrainës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë