Loading…

Ukraina godet portin Primorsk dhe tankerët rus të naftrës

  • 03/05/2026 | 19:10

Ukraina godet portin Primorsk dhe tankerët rus të naftrës

Ukraina ndërmaori një valë sulmesh me dronë ndaj objektivave në Rusi, duke goditur portin e rëndësishëm të Primorsk në Detin Baltik.


Nga sulmet është shkaktuar zjarr në terminalin e naftës dhe janë dëmtuar disa mjete detare, përfshirë një cisternë nafte dhe anije ushtarake. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, duke theksuar se sulme të tilla dobësojnë kapacitetin ushtarak të Rusisë.

Autoritetet ruse bënë të ditur se mbi 60 dronë u rrëzuan gjatë natës në rajonin ku ndodhet porti. Sipas tyre, zjarri u vu nën kontroll shpejt dhe nuk pati rrjedhje nafte. Primorsk është një nga portet kryesore të eksportit të naftës për Rusinë, me kapacitet rreth 1 milion fuçi në ditë. Ai ka qenë disa herë objektiv sulmesh muajt e fundit.

Sulme të tjera janë raportuar edhe në rajone të ndryshme të Rusisë. Një person humbi jetën pranë Moskës, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur pas goditjeve me dronë.

Ndërkohë, Kremlini paralajmëroi se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të çojnë në rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë