Loading…

Ukraina kërkon 24 aeroplanë luftarakë nga aleatët perëndimorë

  • 28/01/2023 | 23:33

Ukraina kërkon 24 aeroplanë luftarakë nga aleatët perëndimorë

Forca ajrore ukrainase u kanë kërkuar sot aleatëve perëndimorë që të shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të 24 aeroplanëve luftarakë për kauzën e saj – në atë që do të ishte paketa e parë ushtarake e këtij lloji.


Javën e kaluar, shumë shtete konfirmuan se do të dërgojnë tanke të betejës në shtetin ukrainas, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë.

Tani, Yurii Ihnat ka thënë se Ukraina po synon të sigurojë dy skuadrilje luftarake, ku secila do të kishte nga 12 aeroplanë luftarakë.

Zëdhënësi i qeverisë ukrainase shtoi në një intervistë për El Pais se shpreson t’i jepen aeroplanë F-16 amerikanë, por edhe Rafale franceze dhe Gripen suedez, raporton skynews.

SHBA deri më tani ka refuzuar të furnizojë Ukrainën me aeroplanë luftarakë F-16, ose të lejojë transferimin e tyre nga vendet e palëve të treta.

Ndryshe, vendet perëndimore kanë shprehur gatishmërinë që të dërgojnë 321 tanke të rënda në Ukrainë, e cila po përballet me pushtuesin rus që nga 24 shkurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë