Loading…

Ukraina prezanton dronët e saj, ja si i shkatërrojnë ata tanket ruse

  • 17/06/2021 | 21:54

Ukraina prezanton dronët e saj, ja si i shkatërrojnë ata tanket ruse

Inxhinierët ukrainas, na bashkëpunim me ‘Stealth technology” kanë prezantuar konceptin e një droni luftarak shkatërrues!


Një video e publikuar në “Youtube” tregon se si një dron shkatërron një tjetër mjet futures me një raketë, dhe prisni se ka akoma… më pas droni shkatërron edhe një tank rus T-90!

Sipas idesë së prodhuesit ky dron do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precision të lartë, madje siç thuhet më tej, droni super i shpejtë luftarak është planifikuar të mbajë armë me peshë deri në një ton.

“ACE ONE është droni numër një në klasën e tij të dronëve luftarakë që mund të mbajnë armë me peshë deri në 1 ton. Ai është zhvilluar në bazë të teknologjisë më të fundit Stealth. Falë kësaj, si dhe formës së tij të sheshtë të krahut, droni është praktikisht i padukshëm për radarët”, citohet të ketë thënë Alexander Los, ish-president i ndërmarrjes shtetërore Antonov.

Mediat shkruajnë se 25 shkencëtarë dhe ekspertë ukrainas në fushën e industrisë së hapësirës ajrore po punojnë në këtë projekt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë