Loading…

Ukrainasit i organizojnë një ‘surprize të bukur’ komandës ruse, ia vrasin me antitank gjashtë oficerë dhe pesë ushtarë

  • 05/08/2022 | 18:02

Ukrainasit i organizojnë një ‘surprize të bukur’ komandës ruse, ia vrasin me antitank gjashtë oficerë dhe pesë ushtarë

Ky është momenti kur gjashtë pjesëtarë të komandove ruse, vriten në një pritë të organizuar nga ukrainasit.


Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin dy vetura që transportonin oficerë të rangut të lartë që ishin nisur për një takim – kur befasisht goditen nga predhat anti-tank.

Videoja është realizuar në vijën e frontit në Donbas në afërsi të Avdiivka, ku shihet vetura e parë sesi hidhet në erë dhe e dyta rrokulliset nga detonimi dhe dëshira për të shmangur goditjen me predhë.

Videoja është postuar sot nga Asntaonly Shtefan, që është kolonel në forcat e armatosura të Ukrainës. Shtefan thotë se sulmi është kryer në një lokacion të panjohur nga brigada e 56-të e ushtrisë ukrainase, transmeton telegrafi.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, brigada e 56-të e motorizuar është duke vepruar në periferi të Avdiivka, dhe është stacionuar prej kohës disa milje larg vendit që kontrollohet nga rusët – pra Donetsku.

“Gjashtë komando ruse dhe pesë ushtarë janë vrarë”, ka shkruar Shtefan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë