Loading…

Ukrainasit ka gjasa të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike deri në 2023

  • 22/11/2022 | 08:38

Ukrainasit ka gjasa të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike deri në 2023

Ukrainasit kanë gjasa të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike të paktën deri në fund të marsit, sipas një deklaratë të kreut të një furnizuesi kryesor të energjisë, pasi qeveria filloi evakuimet për njerëzit në Kherson në rajone të tjera.


Gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është dëmtuar nga sulmet ruse, tha presidenti Volodymyr Zelensky, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ujë me afrimin e dimrit.

Sergey Kovalenko, kreu i YASNO për Kievin, tha se punëtorët po përpiqen të përfundojnë riparimet përpara se të mbërrijë i ftohti i dimrit.

“Unë do të doja që të gjithë ta kuptojnë: ukrainasit ka shumë të ngjarë të vuajnë nga mungesa e energjesisë me ndërprerje të shumta deri në fund të marist,” tha Kovalenko në një postim në faqen e tij në Facebook.

Ekzistojnë gjithashtu parashikime të ndryshme për zhvillimin e kësaj situate, dhe ato varen plotësisht nga sulmet e Rusisë./abcnews.al

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë