Janë publikuar pamjet e fundit të luftimeve nga afër në Mariupol, më saktësisht në fortesën e fundit të ukrainasve në fabrikën së çelikut Azovstal, transmeton Gazeta Metro.
Në pamjet e publikuara shihet se si forcat ukrainase luftojnë në distanca të shkurta me trupat ruse. Për javë të tëra forcat ruse e mbajnë të rrethuar këtë qytet-port të Ukrainës.
Në Marioupol vlerësohet se tani janë rreth 100 mijë banorë të ngujuar, ndërsa në kompleksin e fabrikës së çelikut Azovstal raportohët se janë rreth 2 mijë ushtarë ukrainas që po rezistojnë me egërsi sulmeve të forcave rusëve.
Në këtë fabrikë ka fortifikime të sofistikuara të nëndheshme, dhe kjo po ua pamundëson forcave ruse që të depërtojnë brenda këtij gjigandi.
Fabrika Azovstal është një kompleks gjigand i ndërtuar nga koha e Bashkimit Sovjetik, i tërë kompleksi përfshin një hapësirë prej 11 km2, dhe deri më tani ka qenë strehë e mijëra civilëve dhe ushtarëve ukrainas.
Forcat ruse edhe pse disa herë më shumë në numër të ushtarëve edhe pas bombardimeve masive, nuk kanë arritë të marrin këtë pikë strategjike.
Qyteti Marioupol tani më është një gërmadhë, pasi që artileria ushtarake ruse e ka bombarduar për javë të tëra, po nuk kanë pasë sukses që ta pushtojnë./gazetametro.net