Rafineria e naftës në Novoshakhtinsk në qarkun e Rostov në Rusi që kufizohet me Ukrainën është goditur nga dy drone ukrainase, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve Reuters fluturaket pa pilot kanë hyrë nga perëndimi në hapsirën ajrore ruse dhe kanë goditur rafinerinë Novoshakhtinsk që është detyruar të ndërpresë punën.
Reportedly footage of a Ukrainian UAV kamikaze strike on a Russian oil refinery in Novoshakhtinsk, Rostov Oblast. https://t.co/SYsD7oQTwr pic.twitter.com/1MjamL30uV
— Rob Lee (@RALee85) June 22, 2022
Xhirimet nga rrjetet sociale shfaqin dy drone në fluturim mbi rafinerinë që gjendet rreth 8 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Pas kësaj janë parë mbi rafineri zjarr i madh dhe tym i dendur.
Novoshakhtinsk oil refinery. June 22, 2022. pic.twitter.com/rr88rw7f3k
— Russia on fire (@russiasonfire) June 22, 2022
Shërbimet ruse të lajmeve kanë raportuar se zjarri tashmë është shuar nga zjarrfikësit.
Rajoni i Rostov që kufizohet me Ukrainën është pikënisje strategjike e sulmit ndaj Ukrainës dhe pikë logjistike e furnizimit të forcave ruse në front./gazetametro.net