Loading…

Ukrainasit përzënë rusët përtej kufirit në lindje të Kharkiv, vazhdon beteja në Mariupol

  • 16/05/2022 | 14:26

Ukrainasit përzënë rusët përtej kufirit në lindje të Kharkiv, vazhdon beteja në Mariupol

Beteja për Donbas në Ukrainë ka vazhduar edhe sot në Donbas ku raportohet se forcat ukrainase kanë arritur në kufirin me Rusinë duke çliruar territor në verilindje të Kharkiv, transmeton Gazeta Metro.


Guvernatori i Kharkiv Oleh Sinegubov ka shkruar në rrjetin social Telegram se trupat e batalionit 227 të Ushtrisë së Ukrainës kanë arritur në kufirin shtetëror me Rusinë dhe kanë restauruar shenjën kufitare.

Nëse kjo konfirmohet do të sugjeronte se kundërsulmi ukrainas ka pasur sukses në vazhdimësi në zmbrapsjen e forcave në verilindje ndërsa agjencitë perëndimore pretendojnë se ofensiva e Rusisë në Donbas në përgjithësi ka ngecur më në jug të Kharkiv, ku luftohet përreth qyteti Izium.

Ka raporte se forcat ruse kanë nisur fortifikimin në rajonet jugore të Ukrainës që është sinjal se kanë synim kontrollin permanent të  këtyre rajoneve.

Mariupol megjithëse i pushtuar, përveç kompleksit industrial të çelikut Azovstal, është bombarduar nga ajri, toka dhe deti dhe ka sulme këmbësorie me luftime të ashpra në rrugica e llogore.

Sipas ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës humbjet e Rusisë në front iu kanë afruar 28 mijë ushtarëve, ku 300 prej tyre janë vrarë vetëm dje. Ata njoftojnë se vetëm djekanë shkatërruar edhe 8 tanke, 16 autoblinde, 22 sisteme artilerie, 11 drone dhe 2 predha balistike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë