Loading…

Ukrainasit shpërthejnë e përparojnë drejt Kherson e Lysychansk, rusët në panik

  • 03/10/2022 | 19:38

Ukrainasit shpërthejnë e përparojnë drejt Kherson e Lysychansk, rusët në panik

Forcat e Armatosura të Ukrainës po vazhdojnë kundërsulmin edhe sot si në frontin lindor dhe atë jugor ku raportohet se kanë çliruar disa vendbanime afër Kherson dhe disa afër Lysychansk, transmeton Gazeta Metro.


“Mund ta themi që situata është e tensionuar” ka thënë për televizionin shtetëror rus Vladimir Saldo, kreu i regjionit të Kherson i caktuar nga qeveri pushtuese ruse.

“Në rajonin e Kahkova është vendbanimi Dudchani…aty ka ndodhë shpërthimi dhe vendbanimet afër janë kapur nga njësitet ukrainase” ka thënë ai.

Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar rreth ofensivës që po e kryejnë në jug, por janë blogerët rusë që tanket ukrainase po përparojnë përgjatë lumit Dnjepr.

Dje forcat ukrainase çliruan qytetin Lyman në lindje të Ukrainës, një pikë kyçe strategjike logjistike si udhëkryq hekurudhor në rajonin e Donbas për të cilën Rusia kishte sakrifikuar mijëra të rënë për ta pushtuar verës.

Sipas raporteve as rekrutimi i mobilizimit të pjesshëm siç e quajnë në Rusi nuk ka shkuar si duhet dhe ka raporte se gjysma e rekrutimi janë kthyer mbrapsht dhe është shkarkuar komandanti i mobilizimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë