Gazetarja ukrainase e lindur në Donbas dhe e martuar për një serb ka tmerruar dhe tërbuar serbët pro-rusë duke ua përplasur të vërtetën në fytyrë. Ajo i porositë serbët se nuk ua ka zili atyre që Rusia i ka zgjedhur për vëllezër, por si duket këtë duhet ta mësojnë vet serbët në lëkurën e tyre tha Irina Sieidkhanova, transmeton Gazeta Metro.
Me vite tani ajo Irina Sieidkhanova shkruan në Twitter duke u përpjekur të thyej propagandën ruse nԥ Serbi. Si gazetare e juriste që është arsimuar në rusisht në Ukrainë dhe ka përjetuar fashizmin rus dhe përpjekjet e tyre për të zhbërë kulturën ukrainase.
Ajo paralajmëron serbët se Rusia të njëjtën metodë edhe në Serbi – “religjioni i njejtë”, “ngjyrat e njëjta”, “rusët e serbët janë vëllezër”. Të gjitha këto i kemi kaluar tha jo në intervistë për portalin serb Nova, Irina Sieidkhanova.
“Kurrë nuk kemi qenë popull vëllazëror. Nuk mund të jesh vëlla me dikë që të konsideron qytetarë të rendit të dytë dhe provon të ta zhdukë identitetin kombëtar. Kemi dallim edhe mjaft shumë madje, na dallon mentaliteti, historia dhe kultura” shpjegon ajo për Nova.
Sieidkhanova shtoi më tej se kështu ishte me shekuj trajtimi i rusëve ndaj ukrainasve që nga principata Moskovitëve, pastaj perandoria e Rusisë e BRRSS pas tyre dhe Federata e Rusisë tani. Një mohim i kombit ukrainas, vjedhje e historisë dhe identitetit, shkatërrimi i gjuhës dhe kulturës, përbuzje dhe shndërrim në koloni të tyren.
Një prej postimeve në Twitter kishte bërë jehonë në rrjete sociale në Serbi kur kishte përmendur se tani edhe fëmijët e saj që janë serbë me gjithë bashkëshortin janë bartur për të jetuar në Slloveni.
“Po fëmijët e mi janë serbë nga babai i tyre. Kanë lindur në Beograd, shtetas janë serbë, gjuhën amtare e kanë serbishte. Në Slloveni u shpërngulëm pasi edhe unë dhe burri im dëshironim që ata të rriteshim në një mjedis të shëndoshë. Unë isha e mahnitur me Serbinë kur erdha më 2010’në. Me natyrën, njerëzit e traditat. Bashkëshorti im thotë se për shkak meje nisi ta dojë më shumë Serbinë. Por me kohë e zbuluam se Serbia nuk qenka shteti për ne dhe nuk duam të rrisim fëmijët atje. Që nga 2014’ta propaganda pro-ruse në media serbe më çmendte, me rrenat për Ukrainën. Më 2019’në erdhëm në Slloveni dhe jam e kënaqur për këtë”.
Sieidkhanova tregoi se fëmijët e saj janë të vetëdijshëm se ka luftë, se Rusia është armik dhe ka sulmuar atdheun tim dhe të tyrin. Të gjitha këto që i kam nisur të shkruajë në rrjete sociale ishte që të gjeja përgjigjen në pyetjen e fëmijëve të mi: “Mami, a e kemi edhe Serbinë armik tash?”.
Ajo shtoi se tani e ka çdo herë e më vështirë të përgjigjen. Dhe tani e ka mision të përhapë të vërtetën, së paku dikush do ta dëgjojë. Dua që të kem mundësinë t’i them fëmijëve që “jo, nuk e kemi Serbinë armik”.
Sieidkhanova thotë se fatmirësisht çdo ditë e më shumë njerëzit në Serbi e kuptojnë kërcënimin nga Rusia. Okupimi i tanishëm momental mediatik mund të shndërrohet në një real. Ne e kemi kaluar këtë dhe kur shoh tani Serbinë e shoh si ishim ne. Edhe ne na ushqenin me vite me tregime të popullit vëllazëror. Me dekada i dërgonin kolonët rusë në Ukrainë që të “mbronin popullatën e rrezikuar ruse”. Ajo shtoi se sa rusë kanë ardhur tani në Serbi, rreth 100 mijë nëse se ka gabim e theksoi se nuk do të shkojë shumë kohë kur të dalin tregime se gjuha serbe është vetëm një rusishte e shtrembëruar dhe se banorët që rusisht folës në Serbi janë të rrezikuar./gazetametro.net
Dešava se da mi napišu “jebaću ti majku” ili “majku ti jebem”. Vredjaju moju Majku. Evo da vam pokažem moju Mamu pre okupacije ruskimi nacistima Mariupolja i posle 3 meseci kad sam je konačno našla živu. pic.twitter.com/9Gu3YhxQn5
— Irina Sieidkhanova (@omojblog) November 13, 2022